Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Xheko dëshiron rinovimin me Romën

Edin Xheko pritet të vazhdojë kontratën me Romën.

Sulmuesi boshnjak ka bërë të ditur se dëshiron të qëndrojë edhe për shumë vite te kryeqytetasit.

“Ndihem më i ri se kurrë. Rinovimi i kontratës do të ishte i mirëseardhur, pasi këtu ndjehem shumë mirë dhe jam i lumtur këtu”, u shpreh Xheko.

Boshnjaku këtë edicion ka shkëlqyer në fanellën e Romës, duke shënuar 17 gola në 37 ndeshje të zhvilluara.

32-vjeçari ka kontratë me romakët deri në vitin 2020.

Artikuj të ngjashëm