Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Xhaka vlerëson lart përforcimet e Arsenalit

granit xhaka, sport, futboll, premier league, liga angleze

Mesfushori i Arsenalit, Granit Xhaka, ka vlerësuar lart përforcimet e bëra deri më tani tek ekipi gjatë këtij afati kalimtar të verës.

Mesfushori londinez ka mirëpritur transferimet e Gabriel Jesus, Vieira, Marquinhos dhe Matt Turner.

“Klubi ka sjell përforcime kualitative dhe lojtarë të cilët janë të dëshmuar tash e sa vjet. Sigurisht, Jesus e njeh Premier League. Unë mendoj se ai fitoi gjithçka, ose pothuajse gjithçka, por gjëja më e rëndësishme është t’i sjellë lojtarët që kanë uri gjithashtu sepse ju mund të fitoni shumë trofe”, deklaroi Xhaka për “SkySports”.