Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Xhaka “thumbon” De Biasin

Mesfushori i Kombëtares shqiptare vazhdon të mbetet jashtë listës së të ftuarve nga Gianni De Biasi, pas mosmarrëveshjeve që kanë pasur disa muaj më parë.

I lënë jashtë edhe për dy ndeshjet e radhës të Shqipërisë, Xhaka ka shfrytëzuar rrjetin social Facebook për të thumbuar trajnerin italian.

Ai ka shkruar: “… vijnë dhe ikin, por unë gjithmonë kuq e zi”, duke lënë të nënkuptohet se tri pikat janë të dedikuara për trajnerët, të cilët janë të përkohshëm.

Mbetet të shihet nëse do të ketë ndonjë reagim nga De Biasi pas këtyre fjalëve të Taulantit.

Image
Artikuj të ngjashëm