Granit Xhaka është krenar me barazimin e rekordit për më së shumti ndeshje të zvhilluara me Zvicrën.
Por kapiteni i Zvicrës thotë se kjo festë i është prishur për shkak të rezultatit. Ai nuk është i kënaqur me barazimin 3:3 ndaj Bjellorusisë.
“Rekordi më bën krenar, por për mua më e rëndësishme ishte ta fitonim ndeshjen. Ne ishim tepër dominues, por nuk i shfrytëzuam rastet duhet rastet. Ne treguam moral, por rezultati ishte zhgënjyes. Ne nuk jemi në gjendje të luajmë lojën tonë për 90 minuta për momentin .për të qenë i sinqertë, nuk e di saktësisht se për çfarë bëhet fjalë”, ka thënë Xhaka pas ndeshjes.
Artikuj të ngjashëm