Mesfushori i Arsenalit, Granit Xhaka, synon që në vitin e ardhshëm të ketë një sezon special me skuadrën e tij.
Në një postim në Instagram, Xhaka ka falënderuar tifozët për përkrahje këtë sezon, që në fund solli edhe largimin pas 22-vjetëve të trajnerit Arsene Wenger.
“U desh ta mbyllin sezonin me këtë fitore për ty, për ju, për trajnerin. Faleminderit Arsene. Faleminderit të gjithëve për përkrahje këtë sezon. Ta bëjmë vitin e ardhshëm special për të gjithë ne”, ka shkruar Xhaka.
Arsenali mbylli sezonin me fitore minimale 0 me 1 ndaj Huddersfieldit, ndërsa në tabelë përfundon sezonin në pozitën e gjashtë.