Arsenali ka mposhtur 2:1 Brentfordin në ndeshjen e xhiros së 26-të në Premier League, duke vazhduar luftën për një vend në top-katërshe.
Por një episod mjaft interesant ka ndodhur gjatë fundit të ndeshjes.
Eddie Nketiah, që zuri vendin e Lacazette, mori shiritin e kapitenit nga francezi dhe u drejtua për t’ia dhënë Xhakës, mirëpo reprezentuesi zviceran e refuzoi.
Nketiah më pas ia dha mbrojtësit Kieran Tierney.
Xhaka ka qenë kapiten i Arsenalit para dy sezoneve, por iu hoq shiriti për shkak të përplasjeve me tifozët asokohe.
Granit Xhaka turns his nose up at the Arsenal armband ©️? pic.twitter.com/NiGt73wx9C
— DAZN Canada (@DAZN_CA) February 19, 2022
Artikuj të ngjashëm