Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta, nuk do të ketë probleme me lëndime para duelit të së shtunës në Premier League kundër Newcastlet.
Spanjolli po ashtu është me shpresa të mëdha sa u përket të rejave për Granit Xhakën. Mesfushori shqiptar mund të kthehet në fushën e gjelbër para vitit të ri, pasi të premten gjatë ditës është raportuar se shërimi i ligamentit të gjurit ka përparime të mëdha.
Xhaka sivjet i ka zhvilluar vetëm pesë ndeshje në të gjitha garat. U lëndua në fitoren e thellë kundër Tottenhamit më 26 shtator.
Për të gjatë javës është raportuar se pritet të rikthehet te skuadra e Borussia Monchengladbachut në Gjermani.