Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Xhaka në formacionin e javës në Bundesligë

Kapiteni i Zvicrës, Granit Xhaka ka zënë vend në 11-shen e javës në Bundesligën e Gjermanisë.

Formacioni i javës së parë të Bundesligës gjermane është përzgjedhur nga revista e famshme gjermane “Kicker”.

Ai u paraqit me shumë sukses në ndeshjen e parë me fanellën e Bayer Leverkusenit që e mposhti Leipzigun me rezultatin 3:2 të shtunën. Mesfushori kosovar preku 57 herë topin dhe 85 për qind të pasimeve i pati të sakta. Ai ende nuk ka kontribuar me gol, por pati një paraqitje të madhe në start me Leverkusenin. 30-vjeçari iu bashkua Leverkusenit këtë verë nga Arsenali. Me Leverkusenin ka nënshkruar kontratë deri në qershor të vitit 2028.