Mesfushori Granit Xhaka mund ta humbë vendin e titullarit te skuadra e Arsenalit.
25-vjeçari në dy ndeshjet e fundit në Premier League ka marrë kritika dhe kjo ka bërë që edhe trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger, të marrë vendim për ta lënë në stol.
Wenger për ueb-faqen e Arsenalit ka paralajmëruar se do ta fusë në ekipin e parë Ainsley Maitland-Nils.
Për këtë futbollist, Wenger ka theksuar se mund të luajë edhe si mesfushor i qendrës, pozitë në të cilën luan reprezentuesi kosovar i Zvicrës.
"Pozita e tij e preferuar është si mesfushor qendror dhe unë besoj se aty do të përfundojë", ka thënë Wenger. Mesfushori Xhaka në këtë edicion të Premier Leagues ka kontribuar me tri asistime në nëntë paraqitje.