Kevin Campbell parashikon se koha e Granit Xhakës si lojtar i Arsenalit do të përfundojë së shpejti. Legjenda e Arsenalit ka thënë se mesfusha e Arsenalit duhet të rinovohet. Ai për “Football Insider” ka vlerësuar paraqitjet e Xhakës në sezonin 2021/2022.
Por ka shtuar se Arsenalit i duhen mesfushorë të shpejtë.
“Mendoj se së shpejti do të shohim një ndarje të rrugëve. Shikoni, Xhaka pati një sezon shumë të mirë. Por në fund të ditës, Arsenali nuk ia doli. Mesfusha duhet të rinovohet. Duhet të ketë më shumë shpejtësi dhe gola”, ka thënë Campbell të hënën.
Xhaka është që prej vitit 2016 pjesë e Arsenalit, ndërsa në sezonin 2019/2020 ishte pranë largimit pas konfliktit që pati me tifozët. Shkaku i situatës me tifozët, Xhaka humbi edhe shiritin e kapitenit.