Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Xhaka: Kemi humbur ndeshjen për pesë minuta

Te Zvicra janë shprehur të dëshpëruar pas humbjes së thellë, 4:0, nga Portugalia. Zvicra humbi të dielën mbrëma në kuadër të Ligës së Kombeve.

“Kemi filluar mirë dhe më pas humbëm ndeshjen për pesë minuta. Si ekip mysafir, kemi lejuar që të luhet me kundërsulme ndaj nesh. Kjo nuk është dashur të ndodhë. Kemi qenë me fat në pjesën e parë që Portugalia nuk ka shënuar dy apo tre gola më shumë”, ka thënë futbollisti Granit Xhaka.

Në ditët e fundit ka pasur shumë raportime për mospajtim të Xhakës me taktikën e selektorit të Zvicrës, Murat Yakin. Xhaka ka theksuar se është i zemëruar për këto raportime.