Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Xhaka i bashkohet Arsenalit në stërvitje pas Botërorit

Granit Xhaka ka mbyllur pushimet pas Kupës së Botës në Katar ku mori pjesë me Zvicrën.

Ai gjatë javës së ardhshme do t’i bashkohet Arsenalit në përgatitje për vazhdimin e kampionatit anglez. Kështu është raportuar të dielën në mediumet angleze. Xhaka do t’i bashkohet Arsenalit në Dubai, ku edhe po përgatitet lideri i Premier Leagues.

Xhaka pritet të përfshihet në ekip edhe në ndeshjen kundër Milanit të martën. Por, Xhaka mund edhe të mos luajë në ndeshjen miqësore.

Xhaka bashkë me Xherdan Shaqirin ishin lider të Zvicrës në Kupën e Botës në Katar.

Zvicra u eliminua nga Portugalia në 1/8 e finales të Botërorit.

Artikuj të ngjashëm