Mesfushori kosovar i Zvicrës, Granit Xhaka, ishte zemëruar të dielën në ndeshje kundër Letonisë, kur seleksionuesi Vladimir Petkoviq e zëvendësoi në minutën e 76-të.
Shumë me zor ai ia dha dorën Petkoviqit. Ky i fundit e mbajti Xhakën dhe pati një shkëmbim të fjalëve, shkruan sot “Koha Ditore”. Mjaft i nxehur ishte Xhaka me gjithë epërsinë bindëse 3:0, që e kishte Zvicra në ndeshjen eliminatore ndaj Letonisë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPas ndeshjes dhe pas një dushi, Xhaka ishte ftohur.
“Asnjë lojtar nuk zëvendësohet me qejf, unë po ashtu nuk bëjë dallim. Kishte shumë emocione. Por, tash jam më mirë. Në atë moment ishte e vështirë të qetësohesha”, ka thënë Xhaka, përcjell gazeta “Blick”. “Por tash jemi shokë sërish”, ka thënë mesfushori duke qeshur.
Seleksionuesi i Zvicrës, Petkoviq, ka arsyetuar vendimin e tij për të zëvendësuar Xhakën, njërin prej lojtarëve kryesor të përfaqësueses.
“Unë e nxora pasi nuk doja që ai rastësisht të merrte ndonjë karton”, ka thënë Petkoviq... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.