Granit Xhaka ka folur edhe për televizonin zviceran, SRF, lidhur me reagimin që pati pas zëvendësimit në ndeshjen me Kosovën. Kapiteni i Zvicrës luajti ndeshjen e 100-të për Zvicrën, ndërsa u zëvendësua pas një ore lojë. Ai reagoi plot nervozizëm pas zëvendësimit. Nuk u ndal as në stol, ndërsa i nervozuar është parë deri në fund.
Xhaka ka pasur edhe një bisedë me selektorin Murat Yakin.
“Mbetet mes nesh”, ka thënë Xhaka kur është pyetur se çka ka diskutuar me Yakinin.
“Ky është karakteri im. Më me dëshirë jam në fushë se në stol dhe dua të luaj. Në ndeshjen e 100-të do të doja të luaj më shumë se 60 minuta. Për këtë isha i dëshpëruar në atë mënyrë. Por kjo është e tëra. Unë kam hyrë në ritëm vetëm në pjesën e dytë. Pjesa e parë ishte e keqe, paraqitje e keqe nga unë dhe nga ekipi. Ne kemi filluar mirë në pjesën e dytë. Pranuam gol pa nevojë , por mendoj se ajo pjesë ishte e mirë për mua. Kemi bërë presion përpara, kemi gjetur më shumë zgjidhje, kështu që isha i dëshpëruar. Mendoj se tema e frustrimit do të bëhet më e madhe se që është. Për fat të keq do të jetë numër një sërish. Por jam shumë i lumtur që kam luajtur ndeshjen e 100-të. Ishte ditë e rëndësishme për mua, për familjen time dhe shokët. Do të doja të fitoja në ndeshjen jubilare, por kam parë se po flitet vetëm për zëvendësimin tashmë”, ka thënë Xhaka, që e ka vlerësuar barazimin 1:1 si rezultat të drejtë.
-
Xhaka për reagimin pas zëvendësimit: Kam dashur të luaj më shumë, kjo po bëhet më e madhe tani
-
Yakini i del në mbrojtje Xhakës: Sulm personal
-
Xhaka sërish ua tërheq vërejtjen bashkëlojtarëve te Zvicra
-
Xhaka tërheq vërejtjen në prag të Botërorit, Yakin përgjigjet me humor
-
Xhaka: Sikur të luanim si në pjesën e parë, rezultati do të ishte 6:0 ose 7:0