Yjet shqiptare, Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri, bashkë me kapitenin e Zvicrës, Stephan Lichtsteiner kanë kërkuar falje për festën me shqiponjë në fitoren ndaj Serbisë në Botërorin “Rusia 2018”.
Kjo kërkimfalje vjen pas reagimit të ashpër në Zvicër për shqiponjën dykrenore dhe raportimeve se Xhaka nuk e meriton të mbajë shiritin e kapitenit pas këtij rasti, raporton Blick, transmeton Koha.net. Lojtarët kërkuan falje në një konferencë të pazakontë për media, në hotelin ku po qëndron ekipi para ndeshjeve në Ligën e Kombeve.
“Do të isha budalla, nëse do ta bëja përsëri. Nuk ndodh më”, ka thënë Xhaka në një konferencë për media, teksa Shaqiri ka shtuar se “u kërkon falje të gjithë atyre që janë ndier të sulmuar”.
Futbollistët ishin gjobitur nga FIFA pas kësaj feste në qershor.
-
Xhaka e Shaqiri arsyetojnë festën me shqiponjë, premtojnë të mos e përsërisin
-
Festa me shqiponjë e trajnerit dhe kapitenit të Baselit në Rusi
-
Shaqiri flet për provokimet e serbëve dhe festën me shqiponjë
-
Të tjera përballje të Xhakës e Shaqirit me Serbinë
-
Lichsteiner nuk e sheh gabim festimin me “shqiponjë” në ndeshjen kundër Serbisë më 2018