Xavi ka thënë se Ousmane Dembele është në të njëjtin nivel me Neymarin.
Dembele shkëlqeu në një tjetër ndeshje. Sulmuesi i krahut asistoi në dy gola, në fitoren e Barcelonës 5:1 ndaj Viktoria Plzenit në ndeshjen hapëse të fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve.
“Dembele është i lumtur, dhuron asistime, bën diferencën, është i rrezikshëm në krah dhe është vendimtar. Kam parë pak lojtar me atë aftësi në duelet një kundër një”, ka thënë trajneri i Barcelonës pas ndeshjes të mërkurën mbrëma.
“Ai është në të njëjtin nivel me Neymarin. Ka vuajtur shumë në vitet e fundit dhe meriton atë të cilën po e kalon. Nuk ka lojtar të krahut që mund të paraqitet njësoj si ai në të dyja anët e fushës”, theksoi Xavi.
25-vjeçari Dembele e ka një gol të shënuar e katër asistime në të gjitha garat në këtë edicion.