Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Xavi flet për të ardhmen e Dembeles

Ousmane Dembele nuk ka vendosur ende për të ardhmen e tij. Sulmuesi i krahut është në vitin e fundit të kontratës me Barcelonën, por nuk ka pranuar vazhdimin e saj.

Trajneri Xavi Hernandez tha se e ardhmja e lojtarit varet nga vetë Dembele.

“Unë nuk kam ankesa për të. Kjo varet nga ai, kjo është e qartë. Ai luan në një nivel të lartë dhe nëse punon shumë mund të jetë më i miri në botë në pozicionin e tij”, deklaroi Xavi.

Dembele këtë sezon me katalunasit në 12 ndeshje në La Liga ka bërë nëntë asistime.

Artikuj të ngjashëm