Presidenti i Barcelonas, Joan Laporta ka thënë se trajneri Xavi Hernandez është ai që vendosë nëse Ousmane Dembele do të luajë.
Dembele është në një situatë të pakëndshme te Barcelona pasi nuk e ka rinovuar kontratën që i skadon në fund të këtij sezoni dhe ka refuzuar largimin nga klubit gjatë afatit kalimtar të janarit.
Laporta tha se Xavi merr vendimin për Dembelen, i cili në verë do të largohet si lojtar u lirë.
“Trajneri vendos për Dembelen edhe pse nuk jam i sigurt nëse një lojtar që do të largohet në fund të sezonit do të aktivizohet sepse ne po ndërtojmë ekip për të ardhmen. Shpresoj që kjo situatë të zgjidhet në mënyrën më të mirë të mundshme, pa u lënduar askush”, ka thënë Laporta.
24-vjeçar këtë sezon ka një gol e dy asistime në 11 paraqitje për Barcelonan.