Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Dembele i pasigurt për të ardhmen e tij

E ardhmja e sulmuesit të krahut, Ousmane Dembele mbetet ende në dyshim. Francezi është i pavendosur sa i përket të ardhmes, pasi ende nuk e ka marrë asnjë vendim të prerë. Përkundër që ka refuzuar disa oferta të Barcelonas për rinovimin e kontratës që i skadon në verë, por klubi spanjoll thuhet se i ka ofruar një kontratë të re me kushte më të mira.

Kjo ka bërë që Dembele të jetë i pasigurt për të ardhmen e tij, përkundër ofertave të majme që i ka marrë nga skuadrat tjera të mëdha të Evropës. 24-vjeçari ka gjasa të mëdha që të mbetet pjesë e Barcelonës, pasi është i kënaqur me trajnerin Xavi Hernandez.

Në 17 ndeshje këtë sezon, Dembele ka shënuar dy gola dhe ka asistuar pesë herë. Ai është pjesë e Barçës prej vitit 2017 kur iu bashkua nga Borussia Dortmundi për 140 milionë euro.