Trajneri i ri i Barcelonës, Xavi Hernandez është shprehur i lumtur që do ta ketë në dispozicion sulmuesin francez, Ousmane Dembele.
Madje, trajneri spanjoll beson se Dembele do të mbetet pjesë e klubit edhe për një kohë të gjatë duke llogaritur në shërbimet e sulmuesit.
“Për mua, Dembele mund të jetë lojtari më i mirë në botë në pozicionin e tij. Por ju duhet të punoni me të dhe ta kërkoni atë. Varet nga ai, nga mentaliteti i tij, që është i lirë nga lëndimet, se ka nivele të larta të performancës. Rinovimi i tij është një prioritet për mua”, deklaroi Xavi.
Dembele është në vitin e fundit të kontratës me klubin katalonjas dhe nuk ka pranuar ende vazhdimin e saj.