Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Xavi nuk pranon të flasë për të ardhmen e Dembeles

Ousmane Dembele shënoi golin e parë në La Liga këtë sezon me Barcelonën në fitoren 4:0 kundër Athletic Bilbaos.

Francezi që hyri në lojë në minutën e 73-të, përveç një goli, bëri edhe dy asistime, duke treguar përformancë shumë të mirë.

Dembele do të jetë lojtar i lirë në fund të sezonit, pasi nuk ka pranuar vazhdimin e kontratës.

Për këtë çështje është pyetur pas ndeshjes trajneri Xavi Hernandez. Ai ka thënë se vendimin e marrin Dembele dhe klubi.

“Nuk është puna ime, nuk do të flas për të. Varet nga Ousmane dhe klubi. Ai është shumë profesionist dhe unë e kam mbrojtur gjithmonë atë. Pamë Dembelen që duam ta shohim gjithmonë”, u shpreh Xavi pas ndeshjes.

Me fitoren e arritur të dielën, Barcelona ka shkuar në kuotën e 45 pikëve dhe renditet në vendin e katërt me pikë të njëjta me Atletico Madridin, por me një ndeshje më pak të luajtur.