Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Deschampsi lavdëron Dembelen

Përzgjedhësi i Francës, Didier Deschamps, ka përgëzuar Ousmane Dembelen për formën nëpër të cilën po kalon, një ditë para duelit me Danimarkën në Kupën e Botës.

Francezët e nisën Botërorin me fitoren 4:1 ndaj Australisë në Grupin D.

Dembele asistoi për Kylian Mbappen në pjesën e dytë.

Ai në sezonin e shkuar ishte asistuesi më i mirë në La Liga me 13-të gjithsej.

Këtë sezon ka regjistruar pesë asistime, ndërsa ka edhe pesë gola të shënuar.

“Dembele në vitin 2018 ishte pjesë e ekipit që fitoi Kupën e Botës. Që nga ajo kohë, ai ka pasur shumë lëndime në katër vjetët e fundit, por është lojtar i rëndësishëm i Francës. Është përmirësuar shumë te Barcelona dhe e shoh në vend edhe më të mirë. Ai ka aftësi të jashtëzakonshme për t’u shkaktuar telashe mbrojtësve kundërshtarë. E shoh edhe më të pjekur dhe më të kompletuar”, është shprehur Deschamps, shkruan të premten “football-espana”.

Artikuj të ngjashëm