Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Xavi nuk ishte i gatshëm ta merrte drejtimin e Barcelonës

Xavi Hernandez, barcelona, frankfurti, liga e evropes

Xavi ka thënë se është tepër herët për të që të marrë drejtimin e Barcelonës. Të enjten ai ka konfirmuar se ka marrë një ofertë nga ish-klubi, por do të mbetet te skuadra nga Katari, Al-Sadd.

Fituesi i Kupës së Botës si lojtar, Xavi, 38-vjeçar, ka treguar se drejtori i futbollit i Barcelonës, Eric Abidal i ka bërë ofertë, por se e ka refuzuar, përcjell Koha Ditore shkrimin e AFP.

Pas refuzimit të Xavit, postin e kryetrajnerit të Barcelonës e ka marrë Quique Setien, që ka zëvendësuar Ernesto Valverden.

“Unë mora një ofertë nga Barcelona në prezencën e Eric Abidalit, por nuk e pranova këtë ofertë, veçanërisht pasi është tepër herët për mua që të bëhem trajner i Barcelonës”, ka thënë Xavi në një komunikatë të lëshuar në faqen zyrtare të Al-Sadd. “Por prapë është ëndërr e imja që ta drejtoj Barcelonën në të ardhmen. E adhuroj trajnerin e ri të Barcelonës, më pëlqen mënyra e tij e punës dhe pres që ai të ketë sukses në skuadër”.

Valverde u shkarkua nga Barcelona të hënën mbrëma, duke u vënë kapak disa ditëve brutale për të.....(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)