Xavi Hernandez nuk e ka ndërmend njëherë të marrë drejtimin e Barcelonës. Xavi ka thënë se është i vendosur të vazhdojë karrierën e tij si kryetrajner i skuadrës nga Katari, Al Sadd.
“Unë nuk e fsheh ëndrrën time që një ditë të drejtoj Barcelonën. Do të pëlqeja të bëhesha trajner i Barcelonës. Unë e përkrahi Barcelonën dhe është ëndrra ime të marr drejtimin e saj. Por, tash përqendrim im është te Al Sadd”, ka thënë Xavi, përcjellin mediumet e huaja, transmeton Koha Ditore.
Xavi 39-vjeçar ishte larguar nga Barcelona në vitin 2015, pas 17 vjetëve me plot trofe, ndërsa i ishte bashkuar skuadrës nga Katari, Al-Sadd. Së fundi ka nisur zejen e trajnerit te kjo skuadër.
Xavi është përmendur si kandidat për ta zëvendësuar Ernesto Valverden në krye të Barcelonës.