Trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandez, ka pasur vetëm një kërkesë për futbollistët e tij para duelit me Bayern Muenchenin në Ligën e Kampionëve. Ai në konferencën për shtyp të mbajtur të martën ka kërkuar nga ekipi që të mundohet maksimalisht në fushë dhe ta mposhtë Bayernin, ndonëse fati i Barçës në këtë garë pothuajse është i përcaktuar.
Barcelona të mërkurën prej orës 21:00 përballet me Bayernin në “Camp Nou”, por para fillimit të ndeshjes mund ta kuptojë se veçse është eliminuar në fazë të grupeve. Dueli që përcakton fatin e Barcelonës është ai ndërmjet Interit dhe ekipit nga Çekia, Viktoria Plzenit. Kjo ndeshje luhet në Itali dhe nis në orën 18:45.
Interit i duhet fitorja për ta konfirmuar avancimin në fazën e nokautit, një xhiro pa përfunduar faza e grupeve. Xavi ka treguar se ndeshjen e Interit do ta ndjekë së bashku me futbollistët e tij në zhveshtore, përpara se të dalin në fushë për të luajtur ndaj Bayernit.
Gjiganti gjerman është konfirmuar në fazën e nokautit, pasi ka tubuar 12 pikë në katër ndeshje të zhvilluara. I dyti është Interi me shtatë pikë, tri më shumë se Barcelona që renditet e treta. Ndërsa, Plzeni është pa pikë dhe tashmë i eliminuar.
“Ne do ta shikojmë ndeshjen në televizion në zhveshtore. Pavarësisht se çfarë ndodh në Milano, ne duhet të tregojmë se mund të garojmë në Champions. Pra, të dalim në fushë dhe të japim më të mirën ndaj Bayernit”, është shprehur Xavi. “Jemi maksimalisht të motivuar për t’i treguar Bayernit se mund të matemi me të. Kështu që do të luajmë me intensitetin e njëjtë sikur që luajtëm ndaj Villarrealit dhe Athletic Bilbaos. Duhet ta mposhtim dhe të luajmë për veten. Na duhet një mrekulli për të kaluar grupin. Kemi ende shpresë, të paktën deri para fillimit të ndeshjes me Bayernin”.
Edhe
Lojtarët e Barcelonës do ta shikojnë ndeshjen e Interit para duelit me Bayernin
Barcelona ka fituar vetëm një prej katër ndeshjeve të fazës së grupeve në Champions, ndërsa në muajin shtator u mposht 2:0 nga Bayerni në Gjermani. Në rast se Barça eliminohet, atëherë ky do të jetë edicioni i dytë rresht për ekipin nga La Liga që largohet nga faza e grupeve të Championsit, për t’i vazhduar garat në Ligën e Evropës.
Bayerni e ka mposhtur Barcelonën në pesë ndeshjet e fundit, përfshirë triumfin 8:2 në Lisbonë dhe dy fitoret me shifrat 3:0 edicionin e shkuar në fazën e grupeve. Te Barcelona kishin shpresa se këtë sezon do të avanconin nga faza e grupeve, sidomos pas shpenzimeve të shumta në transferime, përfshirë për sulmuesin Robert Lewandowski që e mori nga Bayerni. Megjithatë, ekipi i Xavit nuk ka arritur të dëshmohet në këtë nivel. Eliminimi nga Championsi do t’i kushtojë Barçës 19 milionë euro, të cilat i kishte llogaritur në fillim të sezonit për shkak se besonte në kalimin e grupit.
Xavi ka insistuar se nuk do të ndryshojë formacionin dhe nuk e ka ndërmend t’i pushojë lojtarët kryesorë, pavarësisht rezultatit mes Interit dhe Plzenit.
Barcelona u eliminua në fazën e grupeve sezonin e kaluar dhe ra në Ligën e Evropës, ku u mund nga fituesi i mëvonshëm Eintracht Frankfurti në çerekfinale.
“E kam vendosur tashmë skuadrën. Do të ndryshojë vetëm nëse ka një dëmtim apo problem, nuk ka të bëjë me atë që ndodh në Milano. Nëse përfundojmë në Ligën e Evropës, ne do të dalim të garojmë si luanë dhe të përpiqemi ta fitojmë atë garë”, shtoi Xavi. “Unë jam gjithmonë pozitiv, por kur nuk është më në duart tona. Nuk jemi aq pozitivë, është logjike, është njerëzore”.
Për dallim prej Barcelonës, Bayerni nuk ka fare presion. Me të aterruar në Spanjë, Thomas Muelleri nëpërmjet një postimi ka paralajmëruar ish-bashkëlojtarin e tij, Lewandowskin.
“Levy, ne po vijmë”, ka shkruar Mueller.
Mesfushori i Bayernit, Leon Goretzka, ka thënë se pret një ndeshje të madhe në stadiumin “Camp Nou”. Ai ka thënë se i vjen keq për Lewandowskin, i cili sa ishte pjesë e Bayernit nuk e kishte problem avancimin nga faza e grupeve të Championsit.
“Lewandowski ishte i llastuar kur ishte te Bayerni, pasi çdo edicion e kalonte të paktën fazën e grupeve. Mirëpo, tani përballet me një situatë krejtësisht tjetër te Barcelona dhe nuk kemi çfarë të bëjmë”, është shprehur Goretzka. “Kur luajmë kundër Barcelonës në ‘Camp Nou’ nuk ka rëndësi nëse është miqësore apo finale e Championsit. Pasi gjithmonë është një ndeshje e madhe dhe e fortë, të cilën presim me padurim ta luajmë. Po ashtu, do të bëjmë të pamundurën për ta fituar edhe këtë ndeshje, ndonëse para dy javësh e kemi siguruar kalimin në raundin tjetër”.
E mërkurë
Grupi A
Ajax – Liverpool (21:00)
Napoli – Rangers (21:00)
1. Napoli 4 12
2. Liverpool 4 9
3. Ajax 4 3
4. Rangers 4 0
Grupi B
Edhe
Mbrëmje e madhe në Champions – derbi gjerman dhe tri superpërballje tjera
C. Brugge – Porto (18:45)
Madrid – Bayer L. (21:00)
1. C. Brugge 4 10
2. Porto 4 6
3. Atl. Madrid 4 4
Bayer L. 4 3
Grupi C
Inter – V. Plzen (18:45)
– Bayern M. (21:00)
Bayern M. 4 12
2. Inter 4 7
3. Barcelona 4 4
4. V. Plzen 4 0
Grupi D
E. Frankfurt – Marseille (21:00)
Tottenham – Sporting (21:00)
1. Tottenham 4 7
2. Marseille 4 6
Edhe
Ndeshja ndaj Napolit, më e rëdësishmja e edicionit për Barçën
3. Sporting 4 6
4. E. Frankfurt 4 4