Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Xavi i impresionuar me Aubameyangun

Pierre Emerick-Aubameyang ka shkëlqyer në fitoren e së dielës të Barcelonas ndaj Valencias 4:1 duke shënuar dy gola.

Fjalë të mëdha për sulmuesin nga Gaboni kishte edhe trajneri Xavi Hernandez.

Për trajnerin e Barcelonës, Aubameyangu është një vlerë e shtuar për pjesën e mbetur të sezonit.

“Ai është i pjekur, inteligjent, i përulur dhe pozitiv. Jam i kënaqur me të.

Dy golat do t'i japin atij besim. Ai është një lojtar fantastik dhe prania e tij është vërtet pozitive për ne”, deklaroi Xavi.

Aubameyangu u transferua te Barcelona muajin e shkuar si lojtar i lirë, pasi e shkëputi kontratën me Arsenalin.

Artikuj të ngjashëm