Barcelona ka shënuar fitore të thellë në udhëtim te Valencia, me rezultatin 4:1.
Skuadra e udhëhequr nga trajneri Xavi Hernandez e ka dominuar ndeshjen e zhvilluar të dielën në “Mestalla”.
Çështjen e fituesit katalunasit e mbyllën në pjesën e parë, duke shënuar tre gola.
Serinë e golave e hapi Pierre-Emerick Aubameyang në minutën e 23-të.
Goli i dytë u shënua nga Frenkie de Jong në minutën e 32-të.
Aubameyang realizoi gol tjetër në minutën e 38-të, për rezultatin 3:0 në pjesën e parë.
Edhe
Barcelona shkatërron Valencian
Valencia ngushtoi rezultatin në 3:1 me golin e shënuar nga Carlos Soler në minutën e 53-të.
Pedri konfirmoi fitoren e Barçës. Ai realizoi gol të bukur në minutën e 63-të për rezultatin 4:1.
Barcelona pas 24 ndeshjeve në La Liga është në pozitën e katërt me 42 pikë. Valencia pozicionohet në vendin e 12-të me 30 pikë