Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Transferimi i minutës së fundit te Barça nis të jep frytet

Përpjekja e minutës së fundit e Barcelonës për t’i siguruar shërbimet e Pierre-Emerick Aubameyang ka filluar të shpaguhet.

Aubameyangu të dielën i shënoi dy golat e parë që kur iu bashkua Barçës nga Arsenali në fund të afatit kalimtar dimëror. Ai e udhëhoqi ekipin nga Katalunja në fitoren 4:1 ndaj Valencias në ligën spanjolle, të dielën.

Ousmane Dembele, i cili dëshironte të largohej nga Barcelona por qëndroi duke refuzuar disa oferta në afatin kalimtar të janarit, u paraqit si titullar për herë të parë që nga ajo kohë dhe asistoi në golin e Frenkie de Jongut në pjesën e parë. Pedri Gonzalez po ashtu shënoi dhe Barcelona e përfundoi serinë e dy ndeshjeve pa fitore.

Ky rezultat ka bërë që skuadra e drejtuar nga Xavi Hernandez të pozicionohet në vendin e katërt, që dërgon në Ligën e Kampionëve.

Kampioni në fuqi, Atletico Madridi, që fitoi të shtunën te Osasuna 3:0, është i pesti.

Edhe Aubameyang, i gatshëm të kthehet te Barça Sport Aubameyang, i gatshëm të kthehet te Barça

Barcelona mbetet 15 pikë larg liderit, Real Madridit, por e ka një ndeshje më pak të zhvilluar.

Ishte humbja e pestë në shtatë ndeshjet e fundit në ligë për Valencian, që pozicionohet në vendin e 12-të.

Barcelona vinte pas barazimit 1:1 me Napolin nga ndeshja e Ligës së Evropës, të enjten.

Pesë herë fituesja e Ligës së Kampionëve u kthye në garën e dytë më të rëndësishme evropiane të futbollit pasi nuk arriti ta kalonte fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve, për herë të parë në afro dy dekada.

Barcelona kishte ngecje në realizimin e golave kundër Napolit, por ishte shumë më efektive të dielën duke shënuar katër herë nga gjashtë gjuajtje.

Goli i parë i Aubameyangut u shënua në minutën e 23-të kur gjuajti fuqishëm në situatën një me një me portierin. Të dytën e shënoi nga afërsia në minutën e 38-të, pas pasimit që mori nga Gavi Paez.

Barcelona e transferoi 32-vjeçarin Aubameyang pasi me sukses arriti ta kompletonte dokumentacionin në ligën spanjolle një minutë para se të mbyllej afati kalimtar.

Futbollisti nga Gaboni luajti për herë të parë titullar kundër Napolit, pasi në duelet kundër Atleticos dhe Espanyolit në ligë, hyri si zëvendësues në pjesën e dytë.

Edhe Aubameyang mund të kthehet në Spanjë Sport Aubameyang mund të kthehet në Spanjë

“Ai nuk ka luajtur shumë. Por ngadalë ai është duke e fituar vendin në ekipin tonë dhe shpresojmë që të na ndihmojë siç bëri në këtë ndeshje”, ka thënë kapiteni i Barcelonës, Sergio Busquets. “Ai është lojtar i madh dhe është gjë e madhe që është me ne”.

Skuadra e Valencias do të luajë në gjysmëfinale të Kupës së Mbretit këtë edicion, por rreth 40 mijë tifozë në “Mestalla” kanë protestuar kundër pronarit nga Singapori, Peter Lim. U shfaqen pano ku shkruheshin, “Lim shko në shtëpi”.