Barcelona pothuajse e ka siguruar pozitën e dytë në tabelën e La Liga-s pavarësisht nisjes jo të mirë këtë edicion. Katalanasit mposhtën Celta Vigon 3:1 në “Camp Nou”, në xhiron e 36-të.
Barça nuk e diskutoi për asnjë moment trepikëshin këtë ndeshjes.
Memphis Depay (30’), Pierre Emerick-Aubameyang (41’ 48’) shënuan në fitoren e 21-të të Barcelonës këtë sezon. Aubameyang u bë golashënuesi më i mirë i klubit këtë edicion, me 13 gola, anipse u transferua në Spanjë vetëm në muajin shkurt.
Iago Aspas (50’) shënoi golin e nderit për mysafirët.
Barcelona është e dytë me 72 pikë, derisa Celta Vigo me 43 pikë është në pozitën e 11-të.
Artikuj të ngjashëm