Trajneri i Barcelonës, Xavi, ka hedhur poshtë pretendimet që mesfushori Frenkie de Jong mund t’i bashkohet Manchester Unitedit në verë.
Raportet në Spanjë pretendojnë se holandezi mund të ribashkohet me ish-trajnerin e tij të Ajax Erik ten Hag në “Old Trafford”.
Xavi thotë se holandezi është një lojtar vendimtar për skuadrën e Camp Nou dhe shpreson se ai do të qëndrojë te Barca për shumë vjet. “Nuk kam folur me të për të ardhmen e tij. Ai po luan në një nivel shumë të mirë dhe duhet të vazhdojë këtu. De Jong mund të jetë një nga mesfushorët më të mirë në botë për vitet në vijim.
Nëse do të ishte në dorën time, do të vazhdoja këtu edhe për shumë vjet, ai është shumë i rëndësishëm për ne”, deklaroi Xavi.
De Jong ka kontratë me Barcelonën deri në vitin 2026.