Trajneri i Barcelonës, Xavi, ka këmbëngulur se nuk e ka idenë se çfarë do të sjellë e ardhmja për Frenkie de Jongun, i cili vazhdon të kërkohet nga Manchester Unitedi e Chelsea.
“Nuk e di nëse De Jong do të qëndrojë këtu. Ka ende kohë dhe shumë gjëra mund të ndodhin ende. Për momentin ai është pjesë e ekipit, si gjithë të tjerët”, deklaroi Xavi.
De Jong ka shprehur dëshirën të mbetet pjesë e skuadrës spanjolle edhe për sezonin e ri.
Por drejtuesit e klubit të Barçës janë të hapur ta shesin holandezin në rast se paguhet shuma e kërkuar prej 85 milionë eurosh.