Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Xavi e do Comanin te Barcelona

Përforcimi i parë i Xavit si trajner i Barcelonës, pritet të jetë sulmuesi i krahut, francezi Kingsley Coman. Lajmi është bërë i ditur të premten nga mediumet spanjolle. Xavi pritet muajin e ardhshëm të emërohet trajner i përhershëm i Barçës dhe kërkesa e tij ka qenë që drejtuesit ta transferojnë Comanin gjatë afatit kalimtar të janarit.

Coman po refuzon rinovimin e kontratës me Bayernin që i skadon në verën e vitit 2023. 25-vjeçari ka kërkuar largimin nga bavarezët dhe është i gatshëm të ta vazhdojë karrierën në La Liga. Ai po shihet si përforcim i duhur nga Xavi për sulmin e Barçës.

Coman këtë edicion ka shënuar një gol në tetë paraqitje. Aktualisht, në krye të Barcelonës pas shkarkimit të Ronald Koemanit është Sergi Barjuan, i cili ka rolin e trajnerit të përkohshëm.