Ish-mesfushori legjendar i Barcelonës , Xavi, është i gatshëm ta marrë drejtimin e skuadrës katalunase.
Raportohet se Xavi ka pranuar që nga sezoni i ri të kryej detyrën e trajnerit.
Drejtuesit e klubit të Barcelonës pritet ta shkarkojnë Quique Setien në fund të sezonit pas rezultateve të dobëta dhe humbjes së pozitës së parë në La Liga.
Sipas së përditshmes spanjolle “Mundo Deportive”, edhe ylli i katalunasve Lionel Messi, ka mirëpritur rikthimin e Xavit në rolin e trajnerit në skuadër.
Xavi aktualisht angazhohet si trajner te skuadra Al-Sadd në Katar.
Artikuj të ngjashëm