Skuadra e Wolverhamptonit ia ka caktuar çmimin sulmuesit të krahut, Adama Traore, që po shkëlqen këtë edicion.
Mediumet angleze kanë raportuar të premten se Wolvesi do ta lërë të lirë Traoren në fund të këtij edicioni, nëse merr një ofertë prej 105 milionë eurosh, transmeton Koha Ditore.
Ky është çmimi që Wolvesi po kërkon për 24-vjeçarin, që është shndërruar në yll të ekipit.
Traore këtë edicion, ka shënuar pesë gola dhe ka bërë dhjetë asistime në 36 ndeshje në të gjitha garat. Ai me Wolvesin ka kontratë deri në vitin 2023, kurse karrierë ka bërë edhe te Middlesbrough e Aston Villa.
Interesim për shërbimet e Traores kanë treguar skuadrat nga La Liga, Real Madridi dhe Barcelona.