Wolverhamptoni ka pësuar humbje të thellë 4:0 në shtëpi nga Burnley në ndeshjen e xhiros së 33-të të Premier Leagues së Anglisë.
Chris Wood ka realizuar hat-trick në pjesën e parë për Burnleyn. Ai realizoi golat në minutat 15, 21 dhe 44. Golin e katërt e realizoi Ashley Westwood në minutën e 85-të pas asistimit të Woodit.
Burnley pas 33 ndeshjeve zë vendin e 14-të me 36 pikë, ndërsa Wolverhamptoni në vendin e 12-të me 41 pikë.