Wolverhamptoni ka anuluar përgatitjet për edicionin e ri që është dashur t’i mbajë në Korenë e Jugut, e ku ishin të përfshira edhe skuadra e Celticut dhe Romës. Faza përgatitore në Kore ishte planifikuar për muajin tjetër.
Klubi ka thënë se vendimi është marrë pasi ka pasur vonesa edhe në shitjen e biletave për ndeshjet që ishin të parapara për t’u zhvilluar.
Udhëtimi i Wolvesit për në Korenë e Jugut ishte paraparë të bëhej më 21 korrik.
Tani skuadra e Premier Leagues po shikon mundësi të tjera se ku do t’i kryejë përgatitjet për edicionint 2023/24.
Sulmuesi jugkorean, Hwang Hee-Chan, kishte thënë më parë se udhëtimi në shtetin e tij të lindjes “do të thotë gjithçka për të”.
Artikuj të ngjashëm
-
Koreja e Jugut shkurton kohëzgjatjen e stërvitjeve ushtarake me SHBA-në
-
Myung-bo flet publikisht: Duhej ta ruaja familjen
-
Shkaku i sigurisë, ish-përzgjedhësi i Koresë së Jugut shkon në SHBA
-
Jep dorëheqje përzgjedhësi i Koresë së Jugut
-
Republika Demokratike e Kongos anulon kampin përgatitor për Kupën e Botës