Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Wolfsburgu fiton dhe i ikën zonës së rrezikshme

Wolfsburgu ka shënuar pesë gola në pjesën e parë në Bundesligë për herën e parë në historinë e klubit.

Po me shifrat 5:0, Wolfsburgu të premten mbrëma triumfoi ndaj Mainzit në kuadër të xhiros së 31-të të Bundesligës gjermane dhe i është larguar zonës së rrezikshme.

Jonas Wind (8’, 42’), dhe Max Kruse me “hat-trick” në minutat (24’, 35’ dhe 45+2’), ishin realizatorët e fitores së madhe.

Mainzi mbeti me një lojtar më pak në fushë që nga minuta e 23-të, pasi Niklas Tauer u ndëshkua direkt me të kuq.

Pas 31 ndeshjeve të luajtura, Wolfsburgu është në pozitën e 11-të me 37 pikë, ndërsa Mainzi në pozitën e nëntë ka 39 pikë.