Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Wilson: Tottenham do të përfundojë mbi Arsenalin

Ish-portieri i Arsenalit, Bob Wilson pret që Tottenhami do të përfundojë mbi Arsenalin në këtë sezon.

“Spurs” kanë dështuar të përfundojnë më lartë se Arsenali që nga sezoni 1994-95, por rivalët lokal të Londrës në sezonin e fundit kishin vetëm një diferencë, transmeton Koha.net.

Dhe në këtë sezon Tottenhami është i dyti, me tre pikë më tepër se Arsenali që mban vendin e katërt.

“Është shumë e mundshme që Tottenhami do të përfundojë mbi Arsenalin. Dhe tani jam duke e përgatitur veten për këtë”, është shprehur Wilson për Omnisport.