Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Rooney: Tottenhami është në luftë për mbijetesë

Wayne Rooney

Legjenda e futbollit anglez, Wayne Rooney në “The Wayne Rooney Show”, që transmetohet në “BBC”, nuk e ka përjashtuar mundësinë që Tottenham Hotspuri të luftojë për mbijetesë. 

Tottenhami këtë edicion ka 29 pikë dhe e zë vendin e 15-të në Premier League. Është gjashtë pikë larg zonës së rënies nga kategoria. Ka shtatë fitore, tetë barazime dhe dhjetë humbje. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Tottenhami është në luftë për mbijetesë me formën aktuale. West Ham Unitedi ka qenë në formë, Nottingham Foresti merr rezultate herë pas here. Nuk mund të mendosh se Tottenhami nuk është në një betejë për mbijetesë në pozicionin ku është. Mendoj se patjetër do të jetë i kujdesshëm”, ka thënë ish-sulmuesi i njohur i Manchester Unitedit. 

Tottenhami edicionin e kaluar e përfundoi kampionatin në vendin e 17-të me 38 pikë. 

Skuadra që drejtohet nga trajneri Thomas Frank, Tottenhami, nuk di për fitore në shtatë ndeshjet e fundit në elitë. Fitorja e fundit ka qenë më 28 dhjetor ndaj Crystal Palacet.