West Ham United ka konfirmuar transferimin e Jack Wilsheret si lojtar të lirë.
Muajin e shkuar, Wilshere u largua nga Arsenali dhe tani ka nënshkruar kontratë trevjeçare me klubin tjetër anglez.
26-vjeçari ka thënë se ndihet mirë me klubin e ri dhe se në të ka gjetur shumë njerëz me të cilët ka pasur lidhje speciale.