Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Wilder u dërgua në spital pas humbjes nga Fury

Foto: Reuters

Boksieri amerikan Deontay Wilder ishte dërguar në spital pas humbjes nga Tyson Fury në rimeçin për titull bote, pas shqetësimeve për dëmtim të veshit.

Pas katër rundeve në meçin e madh të së dielës në Las Vegas, Wilderi nisi të kishte gjakderdhje nga veshi i majtë.

Në çdo përplasje të afërt me Furyn shihej shqetësimi te Wilderi dhe ekipi i tij. Pasi britaniku mori kontrollin e plotë të meçit, ekipi i Wilderit dorëzoi meçin në raundin e shtatë.

Edhe pse Wilder kundërshtoi vendimin e ekipit të tij, ai u dërgua shpejt në spital për shkak të frikës nga dëmtimi në vesh, shkruan “The Sun”.

Kjo ishte humbja e parë për 34-vjeçarin amerikan që më herët kishte 42 fitore e një barazim.