Derek Chisora pësoi humbje me pikë nga Deontay Wilder në një meç të zjarrtë të kategorisë së rëndë të boksit profesionist.
Dueli i dy boksierëve të famshëm u zhvillua në orët e vona të së shtunës në O2 Arena në Londër. Dhe pritet të jetë i funditi Chisoras.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo42-vjeçari u rrëzua në raundin e tetë dhe pati vështirësi më pas. Por veterani disi e përfundoi meçin.
Amerikani Wilder fitoi me vendim të ndarë të gjyqtarëve. Dy e vlerësuan luftën në të mirë të amerikanit, 115:111 dhe 115:113, ndërsa një gjyqtar vlerësoi se Chisora fitoi, 115:112.
“Kisha një kundërshtar të pëlqyer. E dija që Derek do të ofronte çdo gjë që kishte”, ka thënë Wilder.
“E pash në ring që tëmthat e tij filluan të fyheshin. I thashë ‘duhet të jetosh për fëmijët e tu’. Shumë jetë janë humbur në këtë ring. Askush nuk brengoset për ne. Ne boksierët duhet të kujdesemi për njëri-tjetrin. Sonte u kujdesa për të. Dua që ai të jetojë për fëmijët e tij. Është koha që ne të kujdesemi për njëri-tjetrin. Unë i kam shtatë. Ata janë shokët e mi më të mirë”.
Të dy gjigantët u ndëshkuan me pikë, ndërsa lufta në mënyrë disi të pashpjegueshme shkoi deri në fund.
Chisora pati momentet e tij. E mahniti 40-vjeçarin Wilder në raundin e pestë. Por në fund ish-kampioni i botës e meritoi fitoren.
Ishte meçi i 50-të në karrierë për britanikun Chisora dhe amerikanin Wilder. Chisora kishte thënë më herët se do të jetë meçi i tij i fundit. Por ai hezitoi të konfirmonte tërheqjen kur në ring iu bashkua familja. Chisora tani i ka 14 humbje.
Wilderi shënoi fitoren më të bukur të viteve të fundit, që mund ta mbajë në ring edhe për një kohë. Por edhe ai po i afrohet fundit të karrierës si boksier, në moshën 40-vjeçare.
Chisora, i lindur në Zimbabve, në konferencën për shtyp të së enjtes shkoi me një tank ushtarak. Arena me 20 mijë vende nuk ishte plotësisht e mbushur. Por kishte zhurmë dhe atmosferë.
Momenti kryesor ishte në raundin e tetë, kur Wilderi e lëshoi grushtin që ia siguroi 43 nokautet në karrierë prej 44 fitoreve sa i kishte më herët. Por pas numërimit deri në tetë, Chisora vazhdoi disi.
Në meç kishte shumë rivalitet, por nuk kishte armiqësi pas tij. Të vetëshpallur “vëllezër”, boksierët u përqafuan në fund.