Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Wijndali pritet të transferohet tek Ajaxi

Owen Wijndal është në listën e Ajaxit, si kandidat kryesor për krahun e majtë të mbrojtjes, ka shkruar të shtunën Fabrizio Romano, njohës i transferimeve në futbollin evropian.

Ajaxi ka shprehur interesim për të që nga muaji mars, pasi Nicolas Tagliafico do të largohet nga gjiganti holandez në verë.

Edhe Erik ten Hag, që do të jetë trajner i ri i Manchester Unitedit në verë, e ka konfirmuar këtë lajm.

“Wijnald ka qenë në listën tonë të ngushtë për kohë të gjatë”, ka thënë Ten Hag.

22-vjeçari Wijnald është futbollist i AZ Alkmaarit në Holandë. Në këtë edicion, ka një gol të shënuar e 12 asistime në 42 paraqitje.

Artikuj të ngjashëm