Trajneri i Manchester Unitedit, Erik ten Hag, është i vendosur që ta sjellë në skuadër mesfushorin e Ajaxit, Edson Alvarez, ka shkruar “Calciomercato” të shtunën.
Chelseat i ishte refuzuar oferta në ditën e fundit të afatit kalimtar të verës.
Pavarësisht kësaj, “blutë e Londrës” dëshirojnë me çdo kusht që t’i sigurojnë shërbimet e 25-vjeçarit.
Meksikani Alvarez ka luajtur në 16 ndeshje për Ajaxin në të gjitha garat këtë sezon, përfshirë edhe pesë në Ligën e Kampionëve.
Ka një gol të shënuar e dy asistime.
Artikuj të ngjashëm