Chelse nuk ka hequr dorë nga futbollisti i Ajaxit, Edson Alvarez
Klubi nga Londra dështoi ta transferonte Alvarezin në afatin kalimtar të verës, por insistimi i Chelseat po vazhdon dhe pritet që në janar të ofrojë 40 milionë euro për ta bindur Ajaxin në lirimin e futbollistit.
Edhe dëshira e lojtarit ishte që të kalonte në Angli dhe për këtë e kishte informuar klubin holandez.
Meksikani 24-vjeçar është pjesë e Ajaxit që nga viti 2019.