Sulmuesi Julian Alvarez po kërkohet me ngulm nga skuadra e Chelseat. “The Sun” shkruan të martën se Chelsea është gati t’i ofrojë Manchester Cityt mbi 50 milionë euro për argjentinasin. Bëhet e ditur se Alvarez ka kërkuar largimin nga City, pasi nuk është i kënaqur me minutazhën e tij këtë sezon.
Ai kryesisht është përdorur si rezervist nga trajneri Pep Guardiola, ku ka shënuar 14 gola në të gjitha garat.
Te Chelsea, Alvarez po shihet si përforcim i duhur për sulmin dhe argjentinasi është i gatshëm të transferohet në Londër nëse i premtohet hapësirë më e madhe.
Ai u transferua te City në janar të vitit të shkuar nga River Plate dhe ka kontratë me ekipin anglez deri në verën e vitit 2028.