Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Wijnaldum: Messi na bën të gjithëve të jemi më të mirë

Në prag të udhëtimit të PSG-së kundër Reimsit të dielën nga ora 20:45, mesfushori holandez Georginio Wijnaldum, foli për arritjen e Messit në skuadër.

PSG-ja dhe Reimsi, pjesë e të cilit janë edhe Valon Berisha dhe Arbër Zeneli, do të ballafaqohen në kuadër të xhiros së katërt të futbollit francez. Në këtë duel pritet të debutojë ylli argjentinas, Lionel Messi, që iu bashkua parisienëve gjatë këtij afati kalimtar veror.

“Të luash me një lojtar të kualitetit të tij është gjithmonë diçka e mirë. Jam shumë i lumtur që kam ardhur këtë verë, në të njëjtën kohë me të. Ai është kokulur. Mundohet ta ndihmoj ekipin, na bën të gjithëve të jemi më të mirë. Shpresoj që të sjellë opsione në të dyja krahët e fushës. Unë mund të sulmoj, të luajë në mbrojtje. Nuk është e lehtë të them se ku dëshiroj të luaj. Është trajneri ai i cili vendos, varësisht prej ndeshjeve dhe unë duhet të pajtohem”, theksoi Wijnaldum.