Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

PSG-ja publikon formacionin ndaj Reimsit, Messi rezervist

Lionel Messi pritet të debutoj te Paris Saint-Germaini ndaj Reimsit, pasi është rezervist në formacionin e publikuar nga trajneri Mauricio Pochettino.

Ndeshja mes Reimsit dhe PSG-së, nis në orën 21:00 dhe i takon xhiros së katërt në Ligue 1.

Messi 34-vjeçar këtë muaj iu bashkua Parisit si lojtar i lirë.

Përderisa, Messi është rezervist ndaj Reimsit, sulmuesi brazilian Neymari do ta luaj ndeshjen e tij të parë te PSG-ja këtë sezon.

Ai është titullar ndaj Reimsit.

Ndërkohë, te Reimsi, mesfushori Valon Berisha është rezervist.