Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Messi debuton me fitore te PSG-ja

Lionel Messi ka bërë debutimin e shumëpritur te skuadra e Paris Saint-Germainit. Ylli argjentinas, luajti në fitoren e PSG-së në udhëtim ndaj Reimsit me rezultatin 2:0, ndeshje kjo që i takoi xhiros së katërt të Ligue 1.

Messi në këtë ndeshje ishte në bankën e rezervistëve, ndërsa në lojë u inkuadrua në minutën e 66-të, në vend të brazilianit Neymar, i cili luajti ndeshjen e tij të parë këtë edicion te Parisi. Ishte sulmuesi Kylian Mbappe, i cili ende nuk dihet nëse do të mbetet te ekipi francez, ai që shënoi golat e fitores ndaj Reimsit.

Mbappe e kaloi Parisin në avantazh në minutën e 16-të, ndërsa rezultatin përfundimtar të ndeshjes, e vulosi në minutën e 64-të. Te Reimsi, prej minutës së 46-të, u inkuadrua mesfushori i Kosovs, Valon Berisha.