Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Këndellet PSG-ja

Paris Saint-Germaini ka shënuar fitore 2:0 ndaj Niceit si mysafir për t’u këndellur në Ligue 1, pas dy humbjeve rresht.

Lionel Messi shkëlqeu në ndeshje me një gol dhe një asistim. Ai shënoi golin personal në minutën e 26-të, ndërsa 50 minuta më pas asistoi për Seriog Ramosin.

Me tri pikët e radhës, lideri francez thellon në 6 dallimin e pikëve me ndjekësin e parë, Lens.

Nice ka 45 pikë në pozitën e tetë.